Hajnat vjedhin armë në shtëpinë e mërgimtarit në Prizren

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin armë në shtëpinë e mërgimtarit në Prizren

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Ankuesi mashkull K/Boshnjak ka raportuar se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie pronë e viktimës mashkull K/Boshnjak, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës i shtëpisë, pasi që viktima jeton dhe punon në Zvicër, njofton Policia e Kosovës.

Sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat