EMRI/ Tiranë, policia prangos grabitësin me armë, ishte në kërkim prej 4 vitesh

Kronikë e zezë

EMRI/ Tiranë, policia prangos grabitësin me armë, ishte në kërkim prej 4 vitesh

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:24
Ilustrim

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës ka arrestuar një person në Yrshek, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një vjedhje me armë katër vite më parë në Gjirokastër. Ai dyshohet si një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës, i cili u ekzekutua  në vitin 2015. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Erigers Mihasi, 30 vjeç.

“Operacion i koduar “Yrshek” për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe kapjen e autorëve. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim  kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015  në Tepelenë.

Si rezultat i këtij operacioni,  kapet në Yrshek Tiranë,  30 vjeçari  E.M, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte  urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe e municionit””, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat