Një person nga Shqipëria ishte i shpallur në kërkim për trafikim droge, kështu ai tani është arrestuar në Itali.
Lapsi shkruan se sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.
Ky njeri është dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg.
Mediat italiane raportojnë se oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal në zonën e Corniglianos.
Pas arrestimit, tashmë 44 vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.