Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u kap me 4 kilogramë marihuanë

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u kap me 4 kilogramë marihuanë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:32
Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit G.B., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit për media, Prokuroria Themelore e Pejës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj të pandehurit G.B., dhe të pandehurve R.M. dhe Sh.G., me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së. 

Tek i pandehuri G.B., Policia e Kosovës gjatë bastisjes së veturës së tij ka konfiskuar 4kg e 917 gramë marihuanë dhe 1.2 gramë narkotikë llojit kokainë, kurse tek dy të pandehurit tjerë janë konfiskuar 2 gramë marihuanë. 

Po ashtu kjo prokurori  ka lëshuar urdhër për kufizim të përkohshëm të veturës, ashtu që menjëherë pranë kësaj gjykate  ka  parashtruara kërkesën për sekuestrim e përkohshëm  të veturës. Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat