Një person është therë me thikë në Podujevë, dhe i njëjti pasi është dërguar në Emergjencën e Podujevës, për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në QKUK.
Dëshmitarët bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 afër Spitalit në Podujevë.
Sipas të njëjtëve kanë qenë katër persona të cilët me një veturë i kanë dalë viktimës përballë, përderisa ai ishte me një femër.
Thuhet se ai ka pësuar gjakderdhje të madhe në qafë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.