Policia e Kosovës njofton se dy ditë më parë në bazë të urdhër arrestit, në bashkëpunim me zyrën e ILECU-t, i dyshuari shtetas i Rumanisë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe i njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.