Përplasje fatale, humbet jetën babai shqiptar i tre fëmijëve

Kronikë e zezë

Përplasje fatale, humbet jetën babai shqiptar i tre fëmijëve

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Riviera Berica të Italisë. Sipas mediave italiane, shqiptari udhëtonte me një automjet Volkswagen Golf që u përplas me një Mercedes GLC.

Përplasja mes dy automjeteve ishte e fortë, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 40-vjeçarit shqiptar. Ndërsa shoferi i Mercedesit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë. Ky i fundit është pronar i një karburanti në atë zonë, ndërsa shqiptari ishte banor në po të njëjtën zonë. Hetuesit thonë se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i një prej automjeteve.

Qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë për shkak të aksidentit të rëndë, ndërsa lëvizja e mjeteve u orientua në një rrugë dytësore. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksident nuk është bërë publik, por mediat italiane raportojnë se ai ishte me profesion punëtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat