Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, ka të lënduar

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lipjan, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 24.02.2019 rreth ores 14:30 ne rrugen; QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut  kanë marrë dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK. Automjetet e përfshira në këtë aksident janë VË Golf  dhe  Opel Vectra të dyja me targa vendore. Njësitet kompetente policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat