Vrasja në mes të ditës në Prishtinë, dyshohet se viktima kishte probleme me familjarët e gruas

Kronikë e zezë

Vrasja në mes të ditës në Prishtinë, dyshohet se viktima kishte probleme me familjarët e gruas

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Abid Jasharaj

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar lidhur me vrasjen e sotme në Prishtinë dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

“Aktualisht jemi në fazën  preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë këtu edhe intervistimin e cilitdo person, që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme  ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor.

Ndryshe, sot rreth orës 11:30, ka ndodhur një vrasje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person A.J., derisa po qarkullonte me veturën e tij. Ai nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.

***

Përderisa ishte në lëvizje me veturë, në drejtim të tij u shkrepën dy plumba. Arma e zjarrit i shkaktoi plagë të papërballueshme 27-vjeçarit Abid Jasharaj. Babai i tre fëmijëve ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, rreth orës 11:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, tha ekipi mjekësor

Për vrasjen që ndodhi në pikë të ditës në kryeqytet, nuk është arrestuar ende asnjë njeri. Policia tha se po punon në sqarimin e të gjitha rrethanave se si ndodhi vrasja. Madje, ajo dha edhe një njoftim për media ku u përshkrua mënyra se si humbi jetën i riu në kryeqytet.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha policia.

Burime shumë të besueshme të Express brenda organeve të hetuesisë bëjnë me dije se motivi që dyshohet që e çoi drejt vdekjes 27-vjeçarin është një mosmarrëveshje me familjarët e gruas së tij.

“Nuk ka të ndaluar njëherë për njëherë. Ka dyshime rreth rastit që ka pasë mosmarrëveshje me miqtë e tij, me familjarët e gruas. Dy plumba janë shkrepur në drejtim të veturës së tij. Të gjitha organet e hetuesisë po merren me rastin”.

Detaje nga vrasja, i riu në Prishtinë dyshohet se u vra nga miqtë e tij!

Disa dëshmitarë kanë folur për lajmi dhe kanë treguar për 27-vjeçarin që u vra sot në Prishtinë.

Abid Jashari, 27-vjeçari nga Prishtina, sot në ora 11:30 është vrarë në rrugën “Haxhi Zeka”.

Dëshmitarët i kanë thënë lajmi se i ndjeri ishte pronar i një kazinoje në Prishtinë.

Po ashtu, këta dëshmitarë që e kanë njohur nga larg thonë se i njëjti  ka pasur probleme me familjarët e gruas së tij.

Ata kanë treguar se i ndjeri nuk ishte person problematik dhe se të njëjtit kohë më parë i kishin grabitur kazinonë.

I riu në Prishtinë dyshohet se u vra nga miqtë e tij!

Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, 27 vjeçari A.J., u plagos me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij, dhe nga plagët e thella ndërroi jetë menjëherë.

Vrasjen e të riut e kanë konfirmuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës, por duke mos dhënë detaje se cilat janë arsyet e këtij akti.

Mësohet se A.J (emër i njohur për redaksinë) është vrarë nga miqtë e tij.

Në vendin e ngjarjes, pos ekipet policore dhe mjekësore, ka arritur edhe Forenzika.

Ky është 27-vjeçari që u vra sot në Prishtinë

Image

Para pak minutash një 27 vjeçar nga Prishtina ka mbetur i vrarë sot në rrugën ‘Haxhi Zeka’.

Sipas Policisë, i ndjeri është qëlluar me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij në këtë rrugë.

Është ka siguruar fotografi të A.J.

Vrasjen e tij e ka konfirmuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

***

Një person është vrarë në mesditën e sotme në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Sot rreth orës 11:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.  I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht njësitet policore thonë se janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

***

Policia dhe prokuroria kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e personit që vrau 27-vjeçarin.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

“Tash na njoftuan, prokurorja po shkon në vendin e ngjarjes. Te Shkolla Teknike në Prishtinë ka ndodhur. Viktima është 27 vjeç. Nuk dihet motivi”, tha Beka.

Ndryshe, shtatë ditë më parë në Ferizaj u vra edhe një 25-vjeçar nga Ferizaj, Meriton Aliu. Dyshohet se Aliu u vra për shkak të një hakmarrjeje mes familjes së tij dhe të dorasit.

***

Personi i vrarë është një i ri rreth moshës 22-vjeçare.

Siç mësohet nga burime në vendin e ngjarjes, vrasja ka ndodhur për shkakë të fajdeve.

Ndërkaq, policia e Kosovës ka arrestuar dorasin e kësaj vrasje.

Rruga për në lagjen "Kolovica" aktualisht është e bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat