Tentojnë ta kalojnë kufirin me kokainë në veturë - Bota Sot
Tentojnë ta kalojnë kufirin me kokainë në veturë

Kronikë e zezë

Tentojnë ta kalojnë kufirin me kokainë në veturë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur një sasi prej 1098.6 gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar edhe 1951 euro, 150 franga zvicerane, 100 funte angleze, 400 lekë shqiptare, tre telefona celularë dhe një veturë.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...