Policia gjen armë gjatë kontrollove të automjeteve

Kronikë e zezë

Policia gjen armë gjatë kontrollove të automjeteve

Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Policia ka shoqëruar dy të dyshuar meshkuj në dy raste të ndara në Prishtinë, pasi pas kontrollimit të automjeteve iu janë gjetur armë.

Në njërin rast, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 14 fishekë dhe një këllëf i revoles.

Ndërsa në rastin e dytë, gjatë verifikimit dhe kontrollimit të një veture është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike e paautorizuar.

Të dy të ndaluarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat