Pamje të reja nga aksidenti tragjik në Duhël, tre të vdekur dhe dy të lënduar

Kronikë e zezë

Pamje të reja nga aksidenti tragjik në Duhël, tre të vdekur dhe dy të lënduar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:42
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Disa orë pasi ka ndodhur aksidenti tragjik në fshatin Duhël të Suharekës, policia është akoma në vendin e ngjarjes.

Policia veçse ka larguar trupat e tre personave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë me kamion, raporton ekipi i Televizionit 7 nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa Policia po merret me mjetët që u përfshinë në aksident: dy kamionët dhe një veturë tipit Golf 6.

Image

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Policia ka konfirmuar këtë informacion se aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

“Mund të konfirmojmë si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.

Image

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

Numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar së fundi. Për këtë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apele për kujdes në komunkacion.

***

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shkuar në vendin ku ka ndodhur  aksidenti i rëndë, ku ka humbur jetën 3 persona dhe 2 të tjerë janë lënduar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura”.

Postimi i plotë:

Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.

3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.

Familjarëve ju shprehim ngushllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Image
Image

Aksident në Duhël, tre të vdekur

Tre të vdekur dhe një i lënduar kanë mbetur të vdekur në një aksident në rrugën e Duhlës.

Lajmin e ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla.

“Nga aksidenti janë tre viktima, ende të paidentifikuar, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7.

Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente”.

Viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat