Në raportin e policisë thuhet se,një menaxher i një filiali të bankës në Gjilan ka raportuar se përmes bankomatit në atë filial një personi i panjohur kishte deponuar një shumë të parave, ku një kartëmonedhë prej 50€ dyshohet se është e falsifikuar, përcjell “Bota sot”.
Njësiti policor ka iniciuar rastin dhe është marr si dëshmi monedha për ekzaminime të mëtejme.
Rasti ka ndodhur me datë 13 mars, në rrugën ‘Mulla Idrizi’, thuhet në raportin e Policicisë së Kosovës.