Kapja e mbi 300 kg drogë gati për t’u trafikuar, pranga 10 personave. Policia jepe detaje të operacionit

Kronikë e zezë

Kapja e mbi 300 kg drogë gati për t’u trafikuar, pranga 10 personave. Policia jepe detaje të operacionit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Një sasi prej 328 kg hashash është sekuestruar nga policia në Vlorë gjatë një operacioni të koduar “Petruna”, i nisur tri ditë më parë.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë dy persona, si dhe ka ndaluar tetë të tjerë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:

Ç., 35 vjeç, banues në Orikum  Vlorë, në rolin e  organizatorit

D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit

Gj., 22 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e  organizatorit.

Xh. H., 26 vjeç, banues në  Orikum Vlorë,  anëtar i grupit kriminal

K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë, anëtar i grupit kriminal

S, 45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

P., 29 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.

H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, anëtar i grupit kriminal

A.B., 19 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

“Operacioni nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë. Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese  të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës”, sqaron deklarata.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin drogën.

Në këtë operacion policor  janë përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda,  mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë,  vazhdon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat