Vdes një 26 vjeçare pas një aksidenti në Partesh

Kronikë e zezë

Vdes një 26 vjeçare pas një aksidenti në Partesh

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:12
Si pasojë e një aksidenti në të cilin mbeti e vdekur M.A e lindur më 1993

Pjesët e veturës u shpërndanë gjithandej.

Kjo si pasojë e një aksidenti në të cilin mbeti e vdekur M.A e lindur më 1993.

Vdekjen e viktimës e konfirmuan edhe në spitalin e Gjilanit.

Por, 26 vjeçarja nuk ishte e vetëm në veturë. Me vete ajo kishte edhe djalin e saj 3 vjeçar, i cili shpëtoi vetëm me lëndime, kurse për tretman u dërgua në Prishtinë.

Gjatë pasdites në QKUK kishin ardhur edhe familjarë të viktimës, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk pranuan të flasin, ndërsa trupi i pajetë i 26 vjeçares, me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat