Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Celinë të Rahovecit.
Policia e Kosovës njofton se derisa një person drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke goditur një veturë dhe përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë i dyshuari tani viktimë, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.