Si u zbulua shpërndarësi i heroinës, lëvizte me biçikletë. Ja zonat që ‘mbulonte’ - Bota Sot
Si u zbulua shpërndarësi i heroinës, lëvizte me biçikletë. Ja zonat që ‘mbulonte’

Kronikë e zezë

Si u zbulua shpërndarësi i heroinës, lëvizte me biçikletë. Ja zonat që ‘mbulonte’

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:09
Ilustrim

Operacioni policor i koduar “Fundjava” ka vene ne pranga nje 35 vjecar, qe shpendarnte heroine ne disa zona te Tiranes.

Policia ben me dije se 35-vjeçari që shpërndate lëndën narkotike eshte shtetasi me iniciale M. H., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe eshte me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjate kontrollit, teksa levizte me biciklete i jane gjetur dhe sekuestruar 25 doza heroinë, dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i policise

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundjava”, arrestoi në flagrancë shtetasin:

M. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi i mësipërm ishte në vëshgim nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.

Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283 i kodit penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...