Kërcënojnë për pronën, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Kërcënojnë për pronën, dy të arrestuar

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Pejë, të cilët për shkak të një prone të paluajtshme, e kanë kanosur viktimën mashkull me ç’rast i kishin dëmtuar disa shtylla betoni.

Të dyshuarit  për atë pronë, i kishin kërkuar viktimës para.

Policia thotë se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 20 fishek.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat