Policia raporton se në Zubin Potok i dyshuari i përkatësisë serbe nën ndikim të alkoolit ka thyer xhamat e derës së hyrjes së objektit të komunës.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor derisa të këndellet e më pastaj të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet.