Vrau tetë persona, autorin e masakrës së Selenicës e viziton vëllai në qeli pas 9 muajsh

Kronikë e zezë

Vrau tetë persona, autorin e masakrës së Selenicës e viziton vëllai në qeli pas 9 muajsh

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:34
Ritvan Zykaj

Ndërsa në Vlorë, gjyqi për masakrën e Selenicës vazhdon, autorin e saj Ritvan Zykajn pas nëntë muajsh i izoluar e ka vizituar i vëllai. Familjarët e tjerë të tij janë larguar nga fshati, por edhe nuk pranojnë ta vizitojnë apo të pyesin për të.

Pas nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvanin e masakrës së Selenicës e takon personi i parë. Burimet i thanë ABC News se ishte vëllai i tij, ai që e takoi Ritvan Zykajn kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës, ku ai qëndron i izoluar.

Të njëjtat burime treguan së Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait.

Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten.

Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

I tmerrshmi Ritvan Zykaj po gjykohet për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë.

Ai ka thënë se i vrau pasi e trajtonin dhe e quanin hajdut të pulave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat