Aksident i rëndë, 4 të plagosur në gjendje kritike

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, 4 të plagosur në gjendje kritike

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:30
Pamje nga video

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Milot-Mamurras.

Sipas informacioneve parapake raportohet se janë plagosur 4 persona dhe ndodhen ne gjendje të rëndë, si pasoje e përplasjes se dy makinave.

Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes, pranë mbikalimit të Patokut.

Autostrada Tiranë-Shkodër është një ndër akset më të rrezikshme, ndërsa vetëm ditët e fundit janë shënuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jetësh.

Një ditë më parë në superstradën Lezhë-Shkodër u përplasën nga një makinë burrë e grua të cilët ishin duke udhëtua me motor, ku si pasojë e plagëve të marra, burri humbi jetën.

Aksident i rëndë, raportohet për disa të plagosur. Ambulanca drejt vendngjarjes

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Milot-Mamurras.

Sipas informacioneve parapake raportohet se ka disa të plagosur rëndë.

Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat