Ferizaj, godet këmbësoren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Ferizaj, godet këmbësoren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Të shtunën në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësore

Rasti ka ndodhur në rrugën e Drenicës në Ferizaj, pasditen e së shtunës, ku një automjet i panjohur ka goditur një këmbësore shtetase të Shqipërisë, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.

Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat