Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Seman-Fier.
Një shtetas 66-vjeçar, me inicialet R.K.,banues në Dermënas, është përplasur nga një automjet ndërsa lëvizte me biçikletë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.