Kreu vrasjen në qebaptore, dënohet me 18 vjet burg

Kronikë e zezë

Kreu vrasjen në qebaptore, dënohet me 18 vjet burg

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 18 vjet heqje lirie të akuzuarin E.B. për veprën penale vrasje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në dënim do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 1 nëntor 2017.

I akuzuari obligohet të paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 1.521 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën 300 euro si dhe shumën 50 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, më 1 nëntor 2017 në Gjakovë, në qebaptoren “T-B” me dashje ka vrarë A.H. për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin rreth motrës së tij të mitur.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat