Celulari merr në qafë të “fortin” e Shkodrës, ja çfarë ndodhi me Astmer Bilalin në qeli - Bota Sot
Celulari merr në qafë të “fortin” e Shkodrës, ja çfarë ndodhi me Astmer Bilalin në qeli

Kronikë e zezë

Celulari merr në qafë të “fortin” e Shkodrës, ja çfarë ndodhi me Astmer Bilalin në qeli

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:23
Astmer Bilali

Anëtari i grupit “Bajri”, Astmer Bilali, një i arrestuar tjetër Ivi Abazaj dhe Eglantina Biba që rezulton të jetë anëtare e grupit të Indrit Dokles, kanë dalë para gjykatës së Tiranës ku mësohet të jenë përballur me akuzën e “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Të tre personat gjatë një kontrolli nga policia e burgjeve janë kapur me aparatë telefoni. Bilali, Abazaj dhe Biba mbahen të izoluar në burgun 313 në Tiranë.

Të tre kanë dalë sot para gjyqtarit të Tiranës Sokol Pasho, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit të ushtruar në burgun “313” në Tiranë Bilalit, që rreth dy muaj më parë iu vra i ati dhe xhaxhai në atentat në Shkodër i është gjetur një celular “iPhone 5”.

Kontrolli ka qenë i befasishëm dhe sapo ka parë efektivët, Bilali e ka hedhur celularin në tualet, por kjo nuk e ka shpëtuar, pasi telefoni është sekuestruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...