Arrestohen tre mjekë në Prishtinë për transplantim dhe trafikim organesh

Kronikë e zezë

Arrestohen tre mjekë në Prishtinë për transplantim dhe trafikim organesh

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e dy meshkujve shtetas të huaj dhe një mashkull shqiptar nën akuzë për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore në një spital privat në Çagllavicë.

Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë material kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat