Hajnat vjedhin ar në vlerë 1.300 euro

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin ar në vlerë 1.300 euro

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 12:02
Ilustrim

Persona të panjohur kanë vjedhur në Ferizaj një pistoletë të tipit Beretta me 100 fishekë kalibri 9mm dhe stoli ari në vlerë rreth 1300 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.30, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës, sipas së cilës hajnat kishin depërtuar brenda në shtëpi duke hapur me forcë një dritare.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat