Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Komoran.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Gashi” në të cilën janë përfshirë dy vetura.
Nuk dihet ende për të lënduar, ndërsa raportohet për dëme të kosniderueshme materiale.
Nga pamjet e para duket që një makinë ka dalë nga rruga.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e para për të kuptuar shkakun e aksidentit.
Një lexues i KosovaPress ka dërguar edhe foto nga vendi i aksidentit.