Aksident në Prizren, lëndohen nëntë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prizren, lëndohen nëntë persona

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:52
Ilustrim

Policia raporton se në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Policia raporton se nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka ndodhur aksident trafiku ne mes katër veturave me targa vendore dhe ngasës dy meshkuj të nacionalitetit turk dhe dy të nacionalitetit shqiptar. 

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit, tetë turq dhe një femër e nacionalitet shqiptar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat