Hakmarrja/ Mori pjesë në protestë, policia e gjobit në mungesë për drejtim mjeti me syze optike - Bota Sot
Hakmarrja/ Mori pjesë në protestë, policia e gjobit në mungesë për drejtim mjeti me syze optike

Kronikë e zezë

Hakmarrja/ Mori pjesë në protestë, policia e gjobit në mungesë për drejtim mjeti me syze optike

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:05
Kledis Duro

Një rast i paprecedentë i ka ndodhur një drejtuesi mjeti i cili është gjobitur nga Policia Rrugore në mungesë pasi sipas tyre kishte vënë syze optike gjatë drejtimit të automjetit.

Sigurisht që ky është një rast absurd pasi personi i quajtur Kledis Duro me banim në Këlcyrë jo vetëm nuk mban syze optike, por gjoba i është vënë në mungesë, siç shkruhet në fletën e gjobës.

Në fakt kjo gjobë duket se më shumë është një hakmarrje politike, pasi Duro ka qenë pjesëmarrës në protestën e fundit të zhvilluar nga Opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në profilin e tij në facebook, Duro shkruan:

“Kshu eshte kur del ne proteste dhe kush me njeh nuk mbaj syze optike!Dhe jo prezent ne mjet???? Per te trembur po ke gjeten ???? Rama ik?”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...