Armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, dy të arrestuar në Kurbin

Kronikë e zezë

Armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, dy të arrestuar në Kurbin

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 08:15
Ilustrim

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale .

Në pranga ka rënë shtetasi P. K., 53 vjeç, banues në Kurbin.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në mars të 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për  veprën penale "Dhuna në familje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat