Shpeshtohen rastet e dhunës në familje - Bota Sot
Shpeshtohen rastet e dhunës në familje

Kronikë e zezë

Shpeshtohen rastet e dhunës në familje

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka raportuar se ditën e shtunë në Obiliq, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi ka sulmuar viktimën po ashtu mashkull K/Shqiptar. Pas këtij rasti me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Kurse ditën e djeshme Policia njofton se në Prishtinë, ka ndodhur një tjetër rrahje në familje, ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar viktimën femër pas një mosmarëveshje verbale.

I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit të tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat