Arrestohet punonjësi i bashkisë Devoll për pengim të subjekteve zgjedhore

Kronikë e zezë

Arrestohet punonjësi i bashkisë Devoll për pengim të subjekteve zgjedhore

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:56
Ilustrim

Arrestohet një punonjës i bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për kryetar bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat