Policia raporton se zyrtarët për zhdoganim postar në janar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 120 gramë.
Lidhur me rastin më 21 qershor rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.