Një fëmijë rreth 3 vjeç ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Librazhd të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa mësohet se fëmijë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burimet bëjnë të ditur se nëna e kishte mbyllur fëmijën në banesë dhe kishte ikur në Elbasan.
Kjo ka bërë që fëmija të dalë në ballkon dhe të rrëzohet.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.