Ishte shpallur i vdekur dhe çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, pak minuta i shpëtojnë jetën 20-vjeçarit

Kronikë e zezë

Ishte shpallur i vdekur dhe çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, pak minuta i shpëtojnë jetën 20-vjeçarit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:07
Foto ilustirm

Duket si një ngjarje e trilluar, por kanë qenë pak minuta që i kanë shpëtuar jetën 20-vjeçarit Mohammad Furqan në qytetin e Lucknow, në Indi.

I riu ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe kur çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, ai dha shenja jete.

Familjarët e Mohammad kanë treguar për ‘Hindustan Times’ se djali kishte qëndruar disa ditë në spital, pas një aksidenti ku ishte përfshirë.

Por pasi kishin paguar rreth 10 mijë paund, mjekët u kanë kërkuar familjarëve para të tjera për të vazhduar trajtimin. Për shkak se familja nuk kishte më para për të financuar trajtimin, mjekët e kishin shpallur të vdekur 20-vjeçarin.

“Ne ishim përgatitur për varrimin kur pamë se ai po lëvizte gjymtyrët. E dërguam menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se është gjallë”, kanë thënë familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat