Vdekje e dyshimtë në Fushë-Kosovë, 62 vjeçari gjendet me plagë nga arma në oborrin e shtëpisë - Bota Sot
Vdekje e dyshimtë në Fushë-Kosovë, 62 vjeçari gjendet me plagë nga arma në oborrin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Fushë-Kosovë, 62 vjeçari gjendet me plagë nga arma në oborrin e shtëpisë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:12
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen 29 në Fushë-Kosovë.

Në bazë të të gjetjeve të para dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit ndërsa rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia ka marrë informacione rreth orës 13:00 se në lagjen 29 në Fushë-Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, ka thënë për mediat vendore, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje ajo ka theksuar se tashmë rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe se po punohet për të ndriçuar rrethanat e plota të këtij rasti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...