Tjetër rrahje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Tjetër rrahje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:42
Ilustrim

Një rrahje ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, në të cilën ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se në këtë rrahje ka intervenuar një polic civil, e më pas edhe ata me uniformë.

“Ka qenë një rrahje, një polic në rroba civile ka intervenuar, e më pas kanë asistuar edhe policë në uniformë, dhe kanë shoqëruar tre të dyshuar në Stacionin Policor Qendra”, ka thënë ai.

Rasti ka ndodhur tek Pallati i Rinisë.

Kujtojmë se para pak orësh si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur tek shkallët e nënkalimit, një person ka ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat