Kërcënonte gruan dhe familjen e saj se do t'i vriste me granata

Kronikë e zezë

Kërcënonte gruan dhe familjen e saj se do t'i vriste me granata

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 12:26
Te gjeturat

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit njofton se ka marrë njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t'i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtepinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

“Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Dhuna në familje", thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat