Aksident i rëndë në Shakovicë të Podujevës, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shakovicë të Podujevës, ka të lënduar

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 19:27
Aksident i rëndë në Shakovicë të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Në pamjet që ka siguruar media, shihen dy vetura që janë ndeshur, me ç’rast edhe ka përfunduar jashtë rrugës kryesore.

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, raportohet se kanë mbetur të lënduar katër persona.

Se që ka persona të lënduar e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit janë dërguar për tretman të mëtejshëm mjekësor në QKUK. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 83 aksidente, prej tyre 26 kanë rezultuar me të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat