Në Lipjan shtien me armë në një aheng dhe sulmohen policët

Kronikë e zezë

Në Lipjan shtien me armë në një aheng dhe sulmohen policët

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Raportohet se gjatë një ahengu familjar në Lipjan, një person ka shtënë me armë zjarrit në ajër.

Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor .

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat