Përplasen motoçikletat në Divjakë, njëri nga drejtuesit vdes në spital - Bota Sot
Përplasen motoçikletat në Divjakë, njëri nga drejtuesit vdes në spital

Kronikë e zezë

Përplasen motoçikletat në Divjakë, njëri nga drejtuesit vdes në spital

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 07:52
Ilustrim

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e së hënës (5 gusht) në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zharrnec, ku dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë parplasur me njëra- tjetrën.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar njëri prej drejtuesve, shtetasi E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje, si edhe ka ndërruar jetë në spital drejtuesi tjetër, shtetasi Ronaldo Shabani, 21 vjeç, banues në Divjakë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...