E mashtroi dhe i mori para, policia e arreston të dyshuarin pas një muaji

Kronikë e zezë

E mashtroi dhe i mori para, policia e arreston të dyshuarin pas një muaji

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme për mashtrim.

Pas pothuajse një muaji, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas policisë, i dyshuari më 12 korrik kishte mashtruar një person tjetër, kështu duke i marrë të holla në këmbim të kryerjes së një shërbimi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat