Plagoset me thikë një person në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një person në shtëpinë e tij

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 21:17
Ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz  dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës  menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”  “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit  F.L,  56 vjeç, dhe pas një konflikti  për motive të dobëta, e kishte plagosur  me mjet prerës (thikë).

Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat