Makina përplas këmbësorin tek "Unaza e Re", vdes 55-vjeçari

Kronikë e zezë

Makina përplas këmbësorin tek "Unaza e Re", vdes 55-vjeçari

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 21:46
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e "Unazës së Re". Ngjarja u raportua rreth orës 21:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rolandit".

Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur 55-vjeçarin, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat