Vëlla e motër kapen "mat" duke vjedhur në një magazinë ushqimore - Bota Sot
Vëlla e motër kapen "mat" duke vjedhur në një magazinë ushqimore

Kronikë e zezë

Vëlla e motër kapen "mat" duke vjedhur në një magazinë ushqimore

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Vëlla e motër janë arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

"Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e  dritares së dhomës së shoqërimit" sqaron policia.

Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, " Vjedhja" e kryer në bashkëpunim e mbetur  në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale "Shkatërim i pronës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" për shtetasen S.H.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...