(E plotësuar) - Një aksident fatal ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë).
Në aksident humbën jetën dy persona, dhe 3 të tjerë janë lënduar, thuhet në njoftimin e policisë.
Në aksident ishin të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion).
Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe të gjitha ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes.
Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative.
***
Një aksident fatal ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit.
Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë.
“Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë. Jam në vendin e ngjarjes dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen këtu”, ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ishte në vendin e ngjarjes.