“Egnatia” prangos hajdutin e banesave në kryeqytet

Kronikë e zezë

“Egnatia” prangos hajdutin e banesave në kryeqytet

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Ilustrim

Policia e Tiranës zbardh vjedhjen e disa banesave në kryeqytet dhe arreston autorin e dyshuar.

Operacioni policor i koduar “Egnatia” vuri në pranga G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ‘”Vjedhja”.

Vjedhjet për të cilat akuzohet

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.

Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.

Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat