Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë - Bota Sot
Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët thonë se në këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prishtina mbrëmë  ka qenë e mbushur me tifozë që kanë ardhur nga Anglia për ta përkrahur ekipin e tyre në lojën që do ta ketë sot me Kosovën në “Fadil Vokrri”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat