Aktakuzë për dy persona për grabitje në një pompë të derivateve

Kronikë e zezë

Aktakuzë për dy persona për grabitje në një pompë të derivateve

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., dhe B.Z., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer një grabitje në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas aktakuzës, më 16 korrik rreth orës 04:20 minuta në njërën nga pikat e karburantit në fshatin Piranë – Komuna e Prizrenit, të akuzuarit M.Sh., dhe B.Z., me përdorim të forcës dhe të kanosjes me armë e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të pompës së derivateve, në atë mënyrë që të akuzuarit maskohen dhe armatosen dhe me veturën ”VË Golf 5”, me targa të vendosura vetëm përpara të vjedhura nga automjeti tjetër i tipit “Mercedes Benz 124”,  vijnë me  shpejtësi të vrullshme  në pikën e karburanteve me ç’rast  i akuzuari  i parë M.Sh., me pistoletë hynë në marketin e kësaj pike dhe nën kërcënim të armës e godet dhe e shtrin në tokë punëtorin J.M., ashtu që grabit kasafortën në të cilën ka pasur para në shumë prej 757 euro  dhe merr disa pako të cigareve “Ëinston”.

 Ndërsa, i akuzuari  i dytë B.Z., i cili po ashtu ishte i maskuar drejton pushkën automatike AK 47 duke kërkuar para punëtorit J.B., i cili gjendej në kabinë, dhe pasi i akuzuari i parë M.Sh., del nga marketi me kasafortë, këta me shpejtësi hyjnë në veturë dhe nisen në drejtim të Gjakovës duke dëmtuar pompën e derivateve në fshatin Piranë, në shumë prej 757 euro.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit M.Sh., dhe B.Z., kanë përmbushur elementet e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cila u vihen në barrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat